Rrëfimi i pabesueshëm i shqiptarit: Kur isha 17 vjeç më rrëmbyen UFO-t dhe më folën shqip


load
Gazeta Express
1 Nëntor 2019 13:04

Mbrëmjen e djeshme në të gjithë botën u festua Halloween, e njohur ndryshe si dita e ringjalljes të të gjithë shpirtrave.

Simboli i kësaj feste është kungulli, ndërsa rrënjët e saj janë nga traditat e vjetra evropiane.

Sipas legjendave, sot besohet se shpirtrat e vdekur i bashkohen botës të gjallëve.

Të shumtë janë ata që besojnë në ekzistencën e shpirtrave dhe qenieve ose entiteteve të tjera ndërdimensionale. Ndonëse deri më tani nuk ka asgjë të provuar shkencërisht, historitë paranormale tërheqin vëmendje të madhe te publiku.

Rrëfimi i pabesueshëm: Kur isha 17-vjeçe më rrëmbyen UFO-t dhe më folën shqip on Vidnews.

Kjo temë është diskutuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ndër të ftuarit ka qenë edhe studiuesi Alfred Cako.

Cako bëri një shpjegim për fenomenet paranormale, ku theksoi se jo çdo gjë mund të shpjegohet përmes shkencës.

Ai u shpreh:

Fenomenet paranormale quhen të gjitha ato fenomene, të cilat nuk perceptohen nga arsyeja njerëzore. Ndarja midis fenomeneve paranormale dhe fenomeneve të zakonshme lidhet me atë që quhet ide racionale dhe ide irracionale. Perceptimi racional lidhet me faktin që çdo gjë e perceptojmë nëpërmjet shqisave dhe çdo gjë që shqisat nuk na e pranojnë, një pjesë e njerëzve, ata që nuk mendojnë me intuitë, janë të prirë që mos i besojnë këto lloj fenomenesh. Njeriu është i kufizuar shumë në perceptimin e realitetit dhe jo çdo gjë mund të shpjegohet përmes shkencës.”

Ai tregoi se ka njohur virtualisht një grua nga një fshat i Tetovës, e cila i kishte thënë se ishte 42-vjeçe, por ngjan si 17-vjeçe.

Cako tha se gruaja në fjalë i ka thënë se kur ka qenë në moshën 17-vjeçare është rrëmbyer nga UFO-t, të cilët i kishin folur shqip.

Më tej ajo i kishte treguar se kishte udhëtuar në Diell dhe kishte parë banorë të yllit të sistemit tonë.

Studiuesi u shpreh:

Unë kam pasur komunikim me një vajzë më ka marrë në Viber, nga një fshat i Tetovës, e cila thotë që jam rreth 42 vjeç, por ngjaj si 17 vjeç, sepse në moshën 17-vjeçare më kanë ardhur dhe më kanë rrëmbyer UFO-t. Më kanë folur Shqip me një gjuhë pak të vështirë, por edhe e shkruajtur ishte pak e vështirë. Donte të bisedonte me mua, besoj se ti do më kuptosh, më tha. Vijnë më rrëmbejnë, tha, pothuajse vazhdimisht. Kam udhëtuar, më ka folur çfarë ndodh në planetët e tjerë, në diell. Kam udhëtuar në Diell, kam parë banorë të diellit, që ne i besojmë se ekzistojnë në disa kushte të veçanta. Thotë që babai më ka çuar tek hoxha, më ka rrahur hoxha, më ka mbështjellë me çarçaf. Unë vazhdimisht kam biseduar me atë, disa herë dhe më thotë që nëse dikush kërkon të takojë një jashtëtokësor, mjafton të jetë në një vend në periferi, në një kodër, mjafton ta kërkojë dhe atij personi do t’i shfaqen jashtëtokësorë.”

Sipas studiuesve dhe psikologëve, dukuri të tilla janë përfolur shumë, duke krijuar dhe nxitur besime e teori të ndryshme. Mirëpo, eksperienca të tilla nuk janë konfirmuar deri më sot nga shkenca, pasi mungojnë provat.

Te fundit


Kthehu lart