Rrëfimi i nënës së 4 fëmijëve: Nuk i kam patur mundësitë, nxirrja djalin të shiste fara - Gazeta Express
string(85) "rrefimi-i-nenes-se-4-femijeve-nuk-i-kam-patur-mundesite-nxirrja-djalin-te-shiste-fara"

Rrëfimi i nënës së 4 fëmijëve: Nuk i kam patur mundësitë, nxirrja djalin të shiste fara

Gazeta Express

25/05/2020 15:10

Kjo është historia e 35-vjeçares Brunilda Neziri.

Ajo është nënë e 4 djemve dhe në studio rrëfeu vështirësitë e saj ekonomike.

Lexo Edhe:

Gjendja e tyre është vështirësuar edhe më shumë sepse bashkëshorti është i sëmurë dhe nuk mund të punoj.

Brunilda tregon ne “Historia ime” se nuk i plotëson dot kërkesat e fëmijëve të saj dhe shprehet se shpeshherë detyrohet të nxjerrë edhe djalin për të shitur fara.

Mirela Milori: Si ka qenë martesa juaj në këto 14 vjet?

Brunilda Neziri: Martesa ime ka qenë edhe e mirë, edhe si i thonë që dashuria më duket se ka dhe të mirën dhe të keqen. Se thonë që dashuria po nuk u grinde nuk duhesh shumë. Kemi patur edhe të mira, edhe probleme. Më shumë na vinin nga ana ekonomike.

Mirela Milori: Keni qenë në punë gjatë gjithë kohës të dy?

Brunilda Neziri: Po të dy, pasi erdhëm në Tiranë dhe ai filloi punë. Por u sëmur, u fry nga stomaku dhe nuk e përballonte dot më punën.

Mirela Milori: Ti ke punuar gjatë gjithë kohës, edhe tani vazhdon punon. Ku punon?

Brunilda Neziri: Në rrobaqepsi punoj.

Mirela Milori: Familja filloi të mbahej me të ardhurat e tua?

Brunilda Neziri: Po vetëm unë isha shtylla.

Mirela Milori: Erdhën fëmijët në jetë. Si e menaxhoje nga ana ekonomike familjen? Si ja dilje?

Brunilda Neziri: Ja ashtu. Para 7 viteve, burri punonte edhe natën, puinonte dhe me karrocë ditën dhe e përballonim. Që kur i ra sëmundja, nuk e përballoi dot më.

Mirela Milori: Dhe filloi të rrinte në shtëpi?

Brunilda Neziri: Rrinte në shtëpi me fëmijët!

Mirela Milori: Sa është rroga jote, nëse mund të pyes?

Brunilda Neziri: 250 mijë lekë të vjetra. Paguaj 150 mijë qira, plus ujë dhe drita. Kam edhe dy banka, që nuk e përballoj dot. Siç e merrja rrogën vetëm këto më iknin, banka dhe qira.

Mirela Milori: Si ja dilje?

Brunilda Neziri: Me borxhe.

Mirela Milori: Fëmijët duan të vishen?

Brunilda Neziri: Nuk e kisha mundësinë. Më jepte nëna ime, ja falnin asaj dhe visheshin fëmijët, se nuk kisha.

Mirela Milori: Djemtë e kuptojnë vështirësinë tuaj ekonomike?

Brunilda Neziri: E kuptojnë, por janë shumë të vegjël. Nxirrja çunin e madh për fara, që të jetonim, sa të nxirrnim pak atë bukën. S’kisha çfarë të bëja.