Rrebesh shiu dhe erëra të forta në Podujevë - Gazeta Express
string(43) "rrebesh-shiu-dhe-erera-te-forta-ne-podujeve"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2021 14:34

Rrebesh shiu dhe erëra të forta në Podujevë

Lajme

Gazeta Express

01/07/2021 14:34

Një rrebesh shiu, i përcjellë edhe me breshër dhe erëra të forta ka përfshirë Podujevën minuta më parë.

Siç raportojnë mediat lokale, në disa pjesë të Podujevës, sasia e breshërit ka qenë më e madhe, derisa rrugët e qytetit janë mbushur me ujë. Si pasojë e erërave të forta, të cilat zgjatën pak, një pjesë e qytetit është përballur me mungesë të energjisë elektrike.  

Lexo Edhe:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se moti sot në Kosovë do të jetë pak më freskët se dje, duke pësuar rënie të temperaturave për pak gradë Celsius.

Sipas njoftimit, sot do të ketë edhe vranësira të pjesshme që pritet ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit, me reshje shiu.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mbesin në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./Llapi.info