Rrahu të shoqen dhe rrëmbeu të birin, policia gjen pas 1 viti 44 vjeçarin shqiptar - Gazeta Express
string(81) "rrahu-te-shoqen-dhe-rrembeu-te-birin-policia-gjen-pas-1-viti-44-vjecarin-shqiptar"

Rrahu të shoqen dhe rrëmbeu të birin, policia gjen pas 1 viti 44 vjeçarin shqiptar

Gazeta Express

05/06/2020 17:46

Pas një viti e gjysëm në kërkim, policia ka arrestuar këtë të premte një 44 vjeçar që kishte ‘rrëmbyer’ të birin 8 vjeçar në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Policia e Lezhës ka mundur të gjejë dhe të miturin 8 vjeçar që mbahej prej të atit, i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga gjykata për dhunë në familje.

Lexo Edhe:

“Ky shtetas, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes L. B., kishte marrë dhe djalin e tyre të mitur, në kundërshtim me vendim e Gjykatës.”-njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Strukturat policore të DVP Lezhë dhe shërbimet e Komisariatit Mirditë, pas shumë kontrollesh të zhvilluara për gati një vit e gjysmë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative bënë të lokalizimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe u finalizua operacioni policor “Kurbneshi”, në kuadër të të cilit pas rreth 72 orësh kërkime në fshat dhe në pyllin e Kurbneshit, u bë e mundur gjetja dhe prangosja e shtetasit A. B., i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin nr. 4, datë 05.01.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Ky shtetas, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes L. B., kishte marrë dhe djalin e tyre të mitur, në kundërshtim me vendim e Gjykatës.

Prej nëntorit të vitit 2018, Policia e Qarkut Lezhë ka vazhduar punën në mënyrë të pandërprerë për lokalizimin, kapjen dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të shtetasit A. B. Përveç veprimeve procedurale, forcat policore, që nga data kur është shpallur në kërkim, në mënyrë të pandërprerë kanë vlerësuar me prioritet çdo informacion që jepej për vendndodhjen e tij, duke ushtruar kontrolle, por pa arritur të gjendej personi i kërkuar.

Materialet shtesë në ngarkim të shtetasit A. B., do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.