Rrahu qytetarin, IPK suspendon dhe e dërgon në mbajtje për 48 orë policin - Gazeta Express
string(72) "rrahu-qytetarin-ipk-suspendon-dhe-e-dergon-ne-mbajtje-per-48-ore-policin"

Rrahu qytetarin, IPK suspendon dhe e dërgon në mbajtje për 48 orë policin

Gazeta Express

04/06/2020 15:52

Inspektorati Policor i Kosovës mbrëmë pas mesnatës ka pranuar informacion nga Policia e Kosovës lidhur me pretendimet  e një qytetari për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në një incident që kishte ndodhur pas mesnatës në Prishtinë.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar zyrtarin policor (punonjës në stacionin policor Qendra në Prishtinë) që ishte i përfshirë në këtë incident.

Lexo Edhe:

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.