Rrahmani shkëlqen në debutim me Veronan, këto janë notat e kosovarit


load
Gazeta Express
25 Gusht 2019 23:49

Amir Rrahmani sonte ka debutuar në Serie A – kampionatin më të fortë të futbollit italian.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ishte titullar për Hellas Veronan, dhe e luajti të gjithë ndeshjen kundër Bolognas, transmeton Insporti.

Në xhiron e parë të sezonit në Serie A, Rrahmani sot e bëri debutimin e tij që prej kur e kompletoi kalimin e tij te Verona nga Dinamo Zagrebi në verë.

Skuadra e Rrahmanit u penalizua dhe mbeti me 10 lojtarë nga minuta e 13-të, kur partneri i 25-vjeçarit në mbrojtje, Pawel Dawidowicz u ndëshkua me karton të kuq.

Pavarësisht se ishte me një lojtar më pak, për pothuajse gjithë ndeshjen, Verona e Rrahmanit arriti që ta fitojë një pikë nga kjo përballje, duke barazuar 1:1 në shtëpi.

Rrahmani mori vlerësimin 6.9 për paraqitjen e tij në këtë takim, derisa bëri 8 spastrime dhe bllokoi 3 gjuajtje të kundërshtarit.  

Ai nuk bëri asnjë ndërhyrje në kundërshtarin por fitoi posedimin e topit në tri raste, derisa fitoi dy duele në ajër, që shihet si pika e tij më e fortë si te Verona ashtu edhe te Kosova.

Ai e humbi posedimin e topit në 7 raste, derisa pati 70% saktësi të pasimeve – 12 pasime të sakta gjithsej.

Më poshtë keni edhe statistikat e plota nga paraqitja e parë e Amir Rrahmanit në Serie A.

Te fundit


Kthehu lart