Rrahmani: Ishte një ndeshje emocionuese


load
Gazeta Express
14 Tetor 2019 23:45

Njëri prej protagonisteve të sotëm në ndeshje, madje e shënoi edhe golin e parë është Amir Rrahmani

Mbrojtësi i Kosovës, që luan në Serie A të Verona, e ka përshkruar ndeshjen e sotme kundër Malit të Zi si shumë të veçantë.

“Ishte një ndeshje emocionuese. I kemi parë tifozët që ishin të flaktë që nga fillimi i ndeshjes. Ishte një ndeshje e mirë ku kemi pasur shumë raste dhe ndoshta këtu ndihem pak keq sepse kemi mundur të shënojmë edhe më shumë”, ka thënë Rrahmani.

Ai po ashtu ka folur edhe për ndeshjen e radhës kundër Lazios ku Verona luan me këtë skuadër. I pyetur për këtë ndeshje dhe takimin me këtë skuadër, Amiri ka thënë se shpreson që do ti mundin ata.

“Më e rëndësishme është se do të luajë undër Valonit se sa kundër tij”, ka thënë Rrahmani. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart