Rrahmani flet për menaxhimin e pandemisë në Kosovë: Nuk jemi më keq se vendet e Europës - Gazeta Express
string(86) "rrahmani-flet-per-menaxhimin-e-pandemise-ne-kosove-nuk-jemi-me-keq-se-vendet-e-europes"

Rrahmani flet për menaxhimin e pandemisë në Kosovë: Nuk jemi më keq se vendet e Europës

Lajme

Gazeta Express

25/01/2021 19:56

Imet Rrahmani i LDK’së thotë se Ministri Armend Zemaj ka arritur të menaxhoj pandeminë dhe se shifrat aktuale janë të ngjashme me ato të Ballkanit dhe Europës.

“Unë mendoj që qeveria Hoti ka arrit të koordinojë mjaft mirë kërkesat e profesionistëve shëndetësorë dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës, përfshirë këtu edhe sistemin e ekonomisë”, tha Rrahmani.

Lexo Edhe:

“Kur t’i analizojmë shifrat konform numrit të banorëve nuk dallojmë prej vendeve të tjera qoftë në Ballkan qoftë në Europë’, shtoi ai.

Rrahmani ka folur edhe për sigurimin e vaksinave nga Kosova.

 “Në regjion vetëm Serbia ka vaksionuar me vaksinat që i ka marrë falas nga Kina.

“Menaxhimi i pandemisë në Kosovë është konform menaxhimit që është bërë në Europë dhe në vendet më të zhvilluara që kanë një sistem shëndetësorë shumë të zhvilluar”, thotë Rrahmani.

“Në bazë të informacioneve që kam janë dy milionë vaksina do të vijnë brenda vitit komplet por në muajin shkurt do t’i kemi 13 mijë vaksina”, theksoi Rrahmani.