Rrahje në Gjilan, dy burra bëhen për spital


Gazeta Express
16 Shtator 2019 12:31

Një rast i dhunës në familje është raportuar të dielën në Gjilan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të dyshuar për shkak se ishin rrahur ndërmjet vete.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshjeje ishin përfshirë në rrahje”, ka konfirmuar policia.

Dy të dyshuarit për shkak të lëndimeve kanë marrë tretman mjekësor, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit të tre janë dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet.

Te fundit


Kthehu lart