Rrahje mes të burgosurve në Burgun e Dubravës - Gazeta Express
string(45) "rrahje-mes-te-burgosurve-ne-burgun-e-dubraves"

Rrahje mes të burgosurve në Burgun e Dubravës

Gazeta Express

24/10/2020 11:49

Tre të burgosur janë përleshur mes vete dje në Burgun e Dubravës, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Lexo Edhe:

Sipas Gashit, i sulmuari është dërguar për kontroll mjekësore, derisa ndaj dy të burgosurve të tjerë që dyshohet se e kanë sulmuar, është iniciuar procedurë disiplinore.

“Po, mund t’iu konfirmojë që ka ndodhur një përleshje mes tre të burgosurëve për një mosmarrëveshje që kanë thënë se e kanë pasur mes vete. I sulmuari, është dërguar në Stacionarin e QK Dubravë për kontrollë mjekësore, meqenëse kishte disa lëndime të lehta trupore. Ndërsa dy të burgosurit që e kanë sulmuar janë dërguar në Pavijon 5 – veçim dhe ndaj tyre është iniciuar procedura disiplinore dhe rasti vazhdon për procedurë të hetimit të mëtejme”, ka thënë Gashi./Gazeta Express