Rrahje masive mes prindërve në DisneyLand


Gazeta Express
11 Korrik 2019 18:29

Disneyland janë bash ato vende ku thuhet se “preket lumturia”, por kjo jo derisa edhe ato janë tokësore e kanë në qendër njeriun.

Në një prej tyre në Kaliforni, një grup njerëzish dhanë një shfaqje të shëmtuar duke u përlarë dhunshëm me njëri-tjetrin, burra e gra bashkë.

Nuk dihet se për çfarë nisi sherri e se çka përfaqësonin sherxhinjtë, por në disa minuta parku morri trajtën e një ringu keçistësh, për meshkuj e femra./Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart