Rreh bashkëshorten, arrestohet i dyshuari


Gazeta Express
13 Qershor 2019 11:37

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, raportohet për dhunë familjare në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka rrahur bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare.

Pas kësaj, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Policia e Kosovës me vendim të prokurorit të dyshuarin e ka dërguar në mbajtje. /Express/

Te fundit


Kthehu lart