Kthehu lart

Zyrtarisht! Ky është fustani më i pëlqyer dhe jo aq i shtrenjtë i vajzave të showbiz

Zyrtarisht! Ky është fustani më i pëlqyer dhe jo aq i shtrenjtë i vajzave të showbiz GazetaExpress

Ndodh shpesh që personazhe të njohur të zgjedhin të njëjtën veshje, të njëjtin model fustani, jumpsuit apo aksesori në ngjyrë dhe në model.

Shpesh ne bëjmë pyetjen se kujt prej tyre u shkon më shumë ama në këtë rast, zgjedhja e këtyre tre vajzave të ekranit është aq e drejtë sa që besojmë se ky fustan do i shkonte çdo vajze.

Ngjyra vjollcë e errët duket se është trendi i momentit dhe sigurisht që kjo gjë nuk mund të anashkalohej e mos të ndihej edhe tek personazhet tanë.

Lori Hoxha, Nora Istrefi dhe Soni Malaj janë shfaqur të veshura me të njëjtin fustan. Nora e veshi në klipin “M’ke mungu” ndërsa Soni dhe Lori për të dalë një mbrëmje.

Fustani në ngjyrën vjollcë gjendet të dyqanet e “House of CB”, një nga rrjetet më të njohura në Londër për veshjet e vajzave dhe fustanet chick.
Ky fustan vjen në dy versione, në ngjyrën vjiollcë dhe në ngjyrën argjend dhe që të treja vajzat e njohura të ekranit shqiptar kanë zgjedhur  alternativën e parë.

Me një kërkim të shpejtë zbulohet se ky fustan kushton 91 euro ndërsa ai në ngjyrën e argjendtë 156 euro.
Pra nëse edhe ju en pëlqeni dhe doni ta bëni tuajën, mund të themi se çmimi nuk është edhe aq i lartë sa keni menduar./Blitz.al/



    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 11 Janar 2019 11:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera