Kthehu lart

Zef Deda tregon realitetin e hidhur: “I bëmë të gjitha në jetë, por lekë nuk bëmë kurrë!”

Zef Deda tregon realitetin e hidhur: “I bëmë të gjitha në jetë, por lekë nuk bëmë kurrë!” GazetaExpress

Mbrëmja e kësaj të mërkure të Soirée me Jonida Shehun në Top Channel ishte e gjitha e dedikuar Shkodrës dhe traditës shkodrane.Edhe kur flitet për Shkodrën dhe artin shkodran nuk mund të mos jetë prezent artisti i mirënjohur,...

Mbrëmja e kësaj të mërkure të Soirée me Jonida Shehun në Top Channel ishte e gjitha e dedikuar Shkodrës dhe traditës shkodrane.

Edhe kur flitet për Shkodrën dhe artin shkodran nuk mund të mos jetë prezent artisti i mirënjohur, njëkohësisht edhe Mjeshtër i Madh, Zef Deda.
Në fillim të mbrëmjes, teksa po shkëmbeheshin batutat e para mes të ftuarve Mitro Çela dhe Zef Deda, ky i fundit me nota humori por të vërteta shprehet: “Në këtë jetë i bëmë të gjitha si artistë, por lekë nuk bëmë kurrë!”.

Një realitet i hidhur ky për shumë artistë, të dekoruar madje, të cilët edhe sot e kësaj ditë e kanë të vështirë të përballojnë jetesën qoftë në kryqytet, qoftë në rrethina.
Gjithsesi, e gjithë mbrëmja e Soirées ka kaluar me humor fin dhe me muzikë siç vetëm shkodranët dinë të bëjnë.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 08 Nentor 2018 17:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera