Kthehu lart

Vjehrra i nxjerr sekretin, ja kur do ta bëjnë dasmën Stresi dhe Kejsi

Vjehrra i nxjerr sekretin, ja kur do ta bëjnë dasmën Stresi dhe Kejsi GazetaExpress

Stresi dhe Kejsi janë një prej çifteve më të komentuar së fundmi në showbizin shqiptar, të cilët bënë bujë të madhe me lidhjen e tyre të dashurisë dhe befasuan fansat kur bënë të ditur se pas fejesës, kishin kryer edhe celebrimin.

Ditën e sotme, Kejsi publikoi në profilin e saj në Instagram një foto me partnerin teksa kanë pozuar të dy veshur me të bardha, ndërsa vjehrra e Kejsit ka zbuluar se shumë shpejt do t'a shohë nusen të veshur me të bardha, pasi çifti do të bëjë dasmë.

"Shumë shpejt veshur me të bardha Kejsi. Do jesh nuse kopertinash. I dua Stresin dhe Kejsin", shkruan mamaja e Stresit.

"Kam vjehrrën që çdo vajzë dëshiron të ketë."- shkruan Kejsi krahas postimit të saj.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 09 Janar 2019 09:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera