Kthehu lart

Vajza e Sabianit flet për herë të parë për lidhjen me Seldin

Vajza e Sabianit flet për herë të parë për lidhjen me Seldin GazetaExpress

Vajza e këngëtarit shumë të dashur për publikun Sabianit, Keisi Medini është kthyer në një nga modelet më të komentuara në media e rrjete sociale.

Së fundmi Keisi është parë shpesh në shoqërinë e Seldit dhe në media menjëherë u përfol se ata janë lidhur.

Dyshja pak ditë më parë publikuan edhe bashkëpunimin e tyre të parë me titull "S'ka dashni", që rezultoi i suksesshëm, por u komentua edhe për skenat mes tyre.

E ftuar ditën e sotme në "Ftesë në 5", Keisi foli për herë të parë për lidhjen e përfolur në media.

"Unë Seldin e kam si vëlla. Jemi rritur bashkë. Njihemi që 2 vjeç", u shpreh modelja dhe këngëtarja./Xing.al

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 18 Janar 2019 10:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera