Kthehu lart

Top Channel nis emisionin më të ri dhe gjithçka është një befasi

Top Channel nis emisionin më të ri dhe gjithçka është një befasi GazetaExpress

Televizioni Top Channel shumë shpejt do të mbërthejë para ekranit shikuesit me emisionin më të ri me në qendër kryesisht moshat e reja. 

Mirëpo, megjithëse të gjithë prisnit t'a shihnit në ekranin e televizorit, emisioni i ri do të transmetohet në Youtube.

Moderatorja e këtij programi do të jetë Xhesika Muçaj, e cila për momentin prezanton "The Top List".

"Voilà" do të quhet emisioni i ri do të transmetohet çdo të premte livestream, në orën 19:00, në kanalin e "Top Channel" në Youtube dhe do të përfshijë informacione, showbiz, intervista, paparazzi, si dhe të pathënat e personazheve publike shqiptare dhe të huaj.


Gjithashtu, fansave do t'u jepet mundësia të bëjnë dedikime apo videomesazhe për personazhet publike.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 18 Janar 2019 11:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera