Kthehu lart

Si është mashkulli ideal i Morena Tarakut pas ndarjes nga iraniani- këngëtarja befason me përgjigje

Si është mashkulli ideal i Morena Tarakut pas ndarjes nga iraniani- këngëtarja befason me përgjigje GazetaExpress

​Këngëtarja Morena Taraku kohët e fundit është përfolur në media për lidhjen dhe ndarjen e befasishme të saj me miliarderin iranian, Sasha Sobhani. Në momentin që ajo e bëri publike lidhjen e saj dhe na tregoi se ishte më e dashuruar se kurrë, krejt papritur ajo u nda nga i dashuri i saj.

Statuset e shumta ironike dhe thumbimet e drejtpërdrejta ndaj njëri-tjetrit na treguan se lidhjes së tyre i kishte ardhur fundi. Madje debati i tyre publik degradoi aq shumë saqë Morena e quajti homoseksual miliarderin iranian.

Tashmë që lidhja e tyre ka marrë fund Morena na ka treguar se nuk po e përjeton aspak keq ndarjen. Mirëpo e pyetur nga një fans i saj se si duhet të jetë mashkulli perfekt për të Morena na ka surprizuar me përgjigjen e saj.

“Si duhet të jetë djali perfekt për ty?”, e pyet ndjekësi i saj.
“Nuk ekziston!!!”, është përgjigjur Morena.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 11 Korrik 2018 13:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera