Kthehu lart

Shikojeni: Ushtari amerikan këndon këngën “Krejt shokt e mi”

Shikojeni: Ushtari amerikan këndon këngën “Krejt shokt e mi” GazetaExpress

Ushtari amerikan Corey Banks ishte bërë i njohur në Kosovë përmes një video ku ai shihej duke kënduar këngën e reperit të njohur Capital T “Pse po ma lun lojën”.

Ushtari amerikan nuk ishte ndalur me kaq. Ai më pas filloi të këndojë edhe këngën e Capos, “Hatixhe”, transmeton Gazeta Express.

Këtij ushtari amerikan si duket i pëlqen shumë repi shqiptar, pasi pas këngëve të reperit Capital T, Corey ai ka kënduar edhe një këngë të dy reperëve të njohur Ledri Vula e Lumi B.

I veshur përsëri me uniformë, Corey shihet duke kënduar këngën “Krejt shokt e mi”. Këtë e kishte bërë të ditur vetë reperi Ledri Vula i cili këtë video e kishte publikuar në profilin e tij në Instastory. 


Ledri by GazetaExpresscom

Kujtojmë se kënga “Krejt shokt e mi”, është njëra ndër këngët më të pëlqyera në vend. /Gazeta Express

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 16 Dhjetor 2018 09:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera