Kthehu lart

Sfida e fundit i nxjerr në pah gjithë operacionet, Roza Lati kapet me komentuesit

Sfida e fundit i nxjerr në pah gjithë operacionet, Roza Lati kapet me komentuesit GazetaExpress

Sfida më e fundit, që ka kthyer të gjithë para 10 vitesh ka bërë që të vihen re ndryshimet e bëra.

Edhe moderatorja e njohur Roza Lati është bërë pjesë e sfidës më të re në Instagram 10 vite më parë e cila konsiston në publikimin e një fotoje të 10 viteve më parë.

Në fotografinë që Roza ka publikuar dikush nga ndjekësit e saj i ka komentuar se më parë ishte më e mirë, duke qenë se ishte “BIO”.
Roza nuk e ka pritur aspak mirë këtë koment dhe kritikat e tjera që i janë bërë, sepse i janë dukur pa vend. 

“I kam bërë buzët që 20 vjeçe. Edhe vetullën e kam pasur të punuar. Njeriu rritet. E mos na çani dërrasat ‘çe ke gjithë këtë make up, ç’je bërë kështu’… S’do dal të pi kafe te lagjia me ju. Do dal në ekran. Ekrani ka rregulla! Ka blice dhe drita nivel tjetër nga dritat e rrugëve që dilni ju o milet! Bëni dallimin ! Unë punoj në televizion. Make up dhe krehja dhe flokët janë procese të punës!”, – ka shkruar Roza.

Më pas ajo ka shpjeguar se nuk i mirëpret të tilla komente, sepse nuk dinë të bëjnë kritikat e duhura dhe reagimi i saj është gjithëpërfshirës, sepse nuk ka asgjë personale me askënd.




 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 18 Janar 2019 13:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera