Kthehu lart

Selena Gomez pëson krizë nervore. Këngëtarja shtrohet për t’u trajtuar në psikiatri

Selena Gomez pëson krizë nervore. Këngëtarja shtrohet për t’u trajtuar në psikiatri GazetaExpress

Selena Gomez u shtrua në spital dy herë në dy javët e fundit.

Herën e dytë mësohet se këngëtarja pësoi një çrregullim emocional, ndërsa tani ndodhet në një qendër të trajtimit të shëndetit mendor.

Burimet treguan për TMZ, se këngëtarja 26-vjeçare ishte në shtëpinë e saj javën e fundit të shtatorit, kur pësoi goditjen e parë. Thuhet se ajo ishte e dëshpëruar nga numri i ulët i qelizave të bardha të gjakut, kjo lidhur me transplantin e veshkave. Ajo u dërgua në spital nga një prej familjarëve.

Vetëm pak ditë më pas ajo doli nga spitali, ndërsa mësohet se javën e kaluar Selena u njoftua se rënia e rruazave të bardha të gjakut vazhdonte. Kjo i dha një tjetër goditje emocionale këngëtares.

Ajo raportohet se nuk kishte pranuar që të qëndronte e shtruar në spital, duke dalë kundër vullnetit të mjekëve. Mediat raportojnë se Selena pësoi një krizë nervore dhe u frikësua shumë, pasi nisi të hiqte serumin nga krahu. Disa burime e cilësojnë episodin si krizë emocionale.

Ajo aktualisht ndodhet në një qendër trajtimi të problemeve mendore dhe po bën një terapi për sjelljet dialektike, të cilën këngëtarja e ka realizuar edhe më parë.

Më 23 shtator ajo tregoi se po bënte një pushim nga rrjetet sociale, me arsyen se komentet negative mund të lëndojnë këdo.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 11 Tetor 2018 10:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera