Kthehu lart

Sardi dhe Jonida në një lidhje? Dj flet për herë të parë

Sardi dhe Jonida në një lidhje? Dj flet për herë të parë GazetaExpress

Javë më parë u publikua në rrjete sociale lajmi për një histori dashurie mes Dj Sardi Shehut dhe moderatores simpatike Jonida Vokshi.

Që prej publikimit të këtij lajmi asnjëri prej tyre nuk është prononcuar në media apo rrjete sociale për vërtetësinë ose jo të tij.

Por mbrëmjen e kaluar në emisionin “Familja” të Turjan Hysko, ku Sardi ishte i ftuar, u pyet në lidhje me këtë histori dashurie.

Moderatori Turjan Hyska e pyeti nëse fjalët që qarkullojnë për lidhjen e tij të re të dashurisë janë të vërteta dhe Sardi u përgjigj thuajse menjëherë duke buzëqeshur: “Mbase!”.

Duket se Dj shqiptar me anë të kësaj përgjigje ka lënë të kuptohet se më tepër ‘kahu i peshores’ anon nga pohimi sesa nga mohimi.

Megjithatë duhet ende një konfirmim “i plotë” për t’i quajtur ata si çiftin më të ri të showbizit shqiptar. 

Sardi vjen nga një lidhje rreth 3-vjeçare e përfunduar me balerinën Jora Hodo, ndërsa Vokshi është kujdesur gjithnjë që jetën personale t’a mbajë jashtë vëmendjes mediatike./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 21 Janar 2019 11:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera