Kthehu lart

Rudina Dembacaj do ta ftonte në emisionin e saj Agron Llakajn, vetëm për 1 arsye

Rudina Dembacaj do ta ftonte në emisionin e saj Agron Llakajn, vetëm për 1 arsye GazetaExpress

Këtë të shtunë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në “Thumb” ka qenë aktorja dhe moderatorja e “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj.

Rudina ka rrëfyer të rejat e fundit nga jeta e saj personale por edhe profesionale.

Prej një sezoni ajo ka bërë ndryshime në programin e saj duke kaluar në një studio të mirëfilltë. Rudina ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes për raportin dhe konfliktin që pati me drejtuesin aktual të “Al Pazar”, Agron Llakaj.

Që pas largimit nga ky spektakël humori, Dembacaj dhe Llakaj nuk flasin më me njëri-tjetrin. Ndodh shpesh që për të fituar më shumë shikueshmëri dhe për të tërhequr vëmendje pse jo, rregullohen disa raporte. Aulona dhe Fatma e kanë pyetur Rudinën nëse e ka menduar që të ftojë Agronin në emision.

“Jo nuk do e bëja këtë strategji se nuk luhen miliona euro dhe të shkel mbi personalitetin tim. As për miliona euro nuk do shkelja mbi personalitetin tim. Sepse kam një kokë “maloku”, mund ta kem gabim po kështu jam brumosur. Nëse do ishte për një boom suksesi që të rrija pastaj për gjithë jetën time, do e bëja por shumë e vështirë. “,- është përgjigjur aktorja e njohur./Blitz.al/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Janar 2019 18:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera