Kthehu lart

Rozana Radi tregon sa vite ka e lidhur me partnerin e saj

Rozana Radi tregon sa vite ka e lidhur me partnerin e saj GazetaExpress

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Rozana Radi është kujdesur gjithmonë që jetën e saj private ta mbajë sa më larg syrit të mediave. 

Ndonëse ajo prej disa vitesh është duke përjetuar një histori dashurie, shumë pak dihet rreth personit i cili i ka rrëmbyer zemrën apo edhe historisë së tyre të dashurisë. Megjithatë së fundmi moderatorja ka bërë një përjashtim dhe për herë të parë ka zbuluar se historia e saj e dashurisë ka nisur më herët nga sa e mendonit. Nëpërmjet një përgjigjeje për fansat Rozana ka zbuluar se me të dashurin e saj, Shpëtim Karakushi ka 6 vite e lidhur.

Dyshja janë parë disa herë në shoqëri të njëri-tjetrit, pasi Shpëtimi është kujdesur që në eventet e rëndësishme të partneres së tij të jetë gjithmonë pranë./revistawho.com

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 11 Shkurt 2019 16:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera