Kthehu lart

Rivale si në film, sherr mes Bihterit dhe Nihalit edhe në jetën reale

Rivale si në film, sherr mes Bihterit dhe Nihalit edhe në jetën reale GazetaExpress

Dy aktoret kryesore të serialit turk "Dashuri e ndaluar", Beren Saat në rolin e 'Bihter' dhe Hazal Kaya në rolin e 'Nihalit', duket se nuk i kanë aspak të mira marrëdhëniet me njëra-tjetrën edhe në jetën reale.

Së fundmi, Nihali është kurorëzuar me martesë dhe ka mbajtur një ceremoni ku ka ftuar kolegë të shumtë nga seriali, mirëpo Bihter nuk ka qenë njëra prej tyre.

Mediat turke zbulojnë se marrëdhëniet mes vajzave nuk janë të mira dhe tashmë nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën. Kujtojmë se në dasmën e saj, as Bihter nuk e ftoi kolegen në film, Nihalin, 3 vite më parë.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Shkurt 2019 09:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera