Kthehu lart

Pasi tha se e tradhtoi partnerja, zbulohet sherri mes Rezartit dhe Xhemi Shehut

Pasi tha se e tradhtoi partnerja, zbulohet sherri mes Rezartit dhe Xhemi Shehut GazetaExpress

Ditën e djeshme në të gjitha mediat bëri bujë lajmi se aktori i njohur Rezart Veleshnja nëpërmjet disa postimeve në ‘Instagram’ nxori zbuluar tradhtinë e partneres së tij duke treguar se ajo kishte 4 lidhje të tjera ndërkohë që ishte me të.

Mirëpo, më vonë nëpërmjet disa videove aktori sqaroi se i kishin vjedhur ‘Instagramin’ dhe se postimet nuk i kishte bërë ai. Ndërkohë që e gjithë vëmendja e publikut ishte fokusuar tek kjo ngjarje, moderatorja e njohur e “Portokalli” ka zbuluar së fundmi sherrin që ka pasur me Rezartin.

Në një rrëfim për emisionin “Sekretet e Portokallisë”, Xhemi Shehu ka treguar një ngjarje që i ka ndodhur pak kohë më parë me aktorin në fjalë. Siç rrëfeu moderatorja asaj i është dashur që të bëjë një pjesë me Rezartin, mirëpo ai e zgjati aq shumë pjesën e vetë sa që Xhemi u detyrua t’i bërtiste dhe t’i kërkonte të nxitonte në mënyrë që të mbaronin.

Por Rezarti nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjë dhe e ktheu të gjithë pjesën në një monolog duke mos e përfshirë Xhemin.

“Iku dhe më la si pemë”; tregoi Xhemi dhe më pas tha se për 2 javë ata të dy nuk folën më me njëri tjetrin.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Shkurt 2019 09:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera