Kthehu lart

Ornela Vorpsi: "Nuk dua të kthehem më kurrë në Shqipëri"

Ornela Vorpsi: "Nuk dua të kthehem më kurrë në Shqipëri" GazetaExpress

​Ka lindur në Shqipëri dhe tani jeton në Paris. Ka debutuar me një roman në italisht dhe tani del libri ‘Viaggio intorno alla madre’ ose ‘Udhëtimi përreth nënës’. 

Ja historia e Ornela Vorpsit, gruas së fuqishme që po krijon emër nëpër botë. Ornela Vorpsi ka lindur në Tiranë në vitin 1968 dhe ka studiuar në Akademinë e Brera-s. Ajo ushtron prefesionin e piktores, fotografes, shkrimtares duke përdorur gjuhën italiane për romanin ‘Vendi ku nuk vdes kurrë’, ndërsa tani ka zgjedhur Francën për të vazhduar ndjekjen e saj drejt emocioneve dhe shkrimit. Ajo e përshkruan Parisin si vendin nga i cili nuk mund të largohesh mbasi ke jetuar njëherë atje. Lista e krijimeve të saj përfshin ‘Vendi ku nuk vdes kurrë’ i publikuar fillimisht në frengjisht e më pas në italisht, gjermanisht dhe spanjisht, për të vazhduar me ‘Nothing obvious’ një monografi fotografike, ‘Vetri rosa’, ‘La mano che non mordi’, ‘Bevete cacao van Houten’ dhe ‘Fuorimondo’.‘Ka kohë për çdo gjë’, përsërit ajo shpesh në librër duke përshkruar ndjenjën e bukur të të qënit nënë dhe gjurmët që ka lënë ajo në karakterin e saj. Ornela Vorpsi ka një vajzë 6 vjeç dhe rrëfen se babai i saj ka qënë një i burgosur politik në Tiranë, një fakt që e ka detyruar të largohej drejt Italisë sëbashku me mamanë. Që atëherë ajo nuk është kthyer më në vendin tonë.E pyetur nëse do të donte të rikthehej sërish, artistja thotë se nuk mundet më dhe se kultivon kujtimet e fëmijërisë. ‘Tani jetoj në vende më neutrale’, ka thënë ajo per revisten italiane Espresso./anabel/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 28 Maj 2015 13:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera