Kthehu lart

Mimi Kodheli e shtron mes djemve kuksianë në Londër për ditëlindjen e saj

Mimi Kodheli e shtron mes djemve kuksianë në Londër për ditëlindjen e saj GazetaExpress

 Deputetja e PS Mimi Kodheli ka festuar ditën e djeshmë 54-vjetorin e lindjes.

Ish-ministrja e Mbrojtjes e ka festuar këtë ditëlindje në një mënyrë të veçantë, pasi ka qenë në një udhëtim në Londër.

Ish-deputeti i LSI, Ylli Shehu ka treguar disa foto nga një festë private, ku shihet teksa Kodheli feston me një grup të rinjsh. Deputeti thotë se ata janë kuksianë të cilët kanë uruar deputeten e qarkut të tyre edhe me një tortë të veçantëë.

'Në ditëlindjen e Mimi Kodhelit, deputetes së Kukësit, mes djemsh të këtij qarku në Londër.  Sa vjeç mbushi Mimi? E kush di ta thotë? E sigurt më pak nga të gjithë ne në këtë tryezë.” shkruhet në postimin e Shehut. 

Në tryezë duket se është edhe zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama.

Rama dhe Kodheli kanë qenë në një seminar me vendet e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar në Londër. Me sa duket përtej jetës he bindjeve politike dy deputetët ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Shtator 2018 19:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera