Më të rejat dhe ekskluzivet e show-bizzit tani mund t'i shhni në emisionin më të ri në televizionin T7.
Me autorë Meriton Mjekiqin, e me gazetare Rinesën e Aurorën, emisioni do të vijë në ekranet tuaja çdo ditë të javës, nga e hëna në të premte.
Në "Seven Bizz" do të informoheni për më të rejat nga jeta e yjeve, projektet e reja dhe gjithçka tjetër ekskluzive, intervista me mysafirë nga estrada që do të shpalosin planet e tyre për profesionin dhe jetën private.
Emisionin "Seven Bizz" mund ta ndiqni nga 1 tetori në T7.
Ndërsa promoja e emisionit tashmë ka dalë dhe ka pasur shpërndarje masive nga dashamirët dhe ndjekësit e show-bizzit, sidomos në rrjetin social Instagram ku është mirëpritur e shpërndarë në masë të madhe.