Kthehu lart

Më në fund një baladë nga Capital T

Më në fund një baladë nga Capital T GazetaExpress

Reperi pritet t’i rikthehet baladave.

Pas shumë kohësh dhe shumë hiteve me këngë ritmike, Capital T pritet të rikthehet me një nga rep baladat me të cilat ai është bërë i njohur.

Si një reper i ri, Trimi ka sjellë në muzikën shqipe trendin e këngëve rap por me të cilat i këndon dashurisë, e padyshim se famën më të madhe e ka arritur kur ka publikuar dy këngët e tij shumë të dëgjuara të këtij stili, “Ma e mira” dhe “U bo vonë”, shkruan Gazeta Express.

E i pyetur në një nga pyetjet në Instagram nëse e ka ndërmend të bëjë sërish ndonjë këngë të tillë, reperi thjesht e ka postuar pyetjen dhe ka kërkuar mendimin e fansave nëse duhet apo jo të sjellë baladën.

Sigurisht se fansat mezi presin të dëgjojnë pak nga Capitali i vjetër./Gazeta Express


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Shtator 2018 15:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera