Kthehu lart

Marvel publikon trailerin për superheoinën e parë femër në këtë univers

Marvel publikon trailerin për superheoinën e parë femër në këtë univers GazetaExpress

Brie Larson si ‘Captain Marvel’ vjen në pamjet e para.

‘Marvel’ ka publikuar trailerin e parë për filmin e tyre më të ri.

“Captain Marvel” na prezanton me heroinën me po të njëjtin emër, në rolin e të cilës vjen aktorja fituese e çmimit Oscar, Brie Larson, përcjell Gazeta Express.

Kjo është femra e parë me super fuqi në këtë univers filmik dhe po pritet me kërshëri si nga fansat gjithashtu edhe nga kritikët.

Pas këtij filmi, vjen edhe pjesa e katërt e shumëpritur e ‘Avengers’, që do të jetë vazhdim i ‘Infinity War’.

“Captain Marvel” do të fillojë të shfaqet në kinematë botërore më 8 mars të vitit 2019./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 18 Shtator 2018 15:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera