Kthehu lart

Kylie Jenner me një shenjë misterioze në fytyrë teksa largohet nga Miami

GazetaExpress

Kylie Jenner është kthyer sërish në syrin e publikut pasi ishte fshehur nga vëmendja mediatike gjatë shtatzënisë.

Por, duket se ajo dëshiron të vazhdojë të qëndrojë larg prej vëmendjes mediatike, së paku edhe për një kohë.

Bukuroshja 20 vjeçare ka fshehur fytyrën e saj teksa largohej nga një hotel në Miami me të dashurin Travis Scott, por dështoi që të fshehë shenjën e krijuar nën syrin e saj.

Nëna më e re në shoubizin ndërkombëtar mbajti një xhaketë për të mbuluar fytyrn teksa shenjën nën syrin e saj të majtë nuk e fshehu dot.

Dyshja qëndruan në pushimin ep arë së bashku që prej se pritën në jetë vajzën e tyre Stormi më 1 shkurt.

Kylie është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, e teksa shtatzëninë e mbajti të fshehur dhe në heshtje, këtë s’po e bën me vajzën të cilën po e shfaqë mjaft në rrjetet sociale.

Kylie ndryshe vazhdon të jetë aktive me biznesin e saj.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 07 Mars 2018 11:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera