Kthehu lart

Kush është vajza që përngjan kaq shumë me Dua Lipën?

Kush është vajza që përngjan kaq shumë me Dua Lipën? GazetaExpress

Alesia është vajza brune që po e krahasojnë me Dua Lipën.

Alesia Noka njihet si një ndër bukuroshet shqiptare që shpesh e kemi parë në video të këngëve të artistëve tanë të njohur.

E që nga paraqitja e modeles në videoklipin e këngës ‘Ajo’ të Brunos, Alesia ka marrë vëmendjen me bukurinë e saj e sidomos me ngjashmërinë e modeles me këngëtaren e njohur me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, shkruan Gazeta Express. 

Brunia nga Dibra është zbuluar nga agjensioni i modës ‘Icon’ në moshën 13 vjeçare dhe që nga paraqitja në videoklipin e anëtarit të ThreeDots, për të cilin edhe është përfolur se janë në lidhje, ajo ka gjetur suksesin në botën e modelizmit e madje dhe aktrimit./Gazeta Express/

 
 
    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 15 Tetor 2018 13:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera