Kthehu lart

Ku janë sot yjet e këngëve për fëmijë dhe sa kanë ndryshuar (FOTO)

Ku janë sot yjet e këngëve për fëmijë dhe sa kanë ndryshuar (FOTO) GazetaExpress

Shijuan famën që në fëmijëri, ndërsa sot shumica prej tyre bëjnë një jetë të thjeshtë larg syrit të publikut.

Bëhet fjalë për yjet e këngëve për fëmijë që në vitet 2000 ishin ndër këngëtarët më të pëlqyer, jo vetëm nga moshatarët e tyre, shkruan GazetaExpress.

Sot ata janë ndarë në profesione e fusha të ndryshme dhe shumë pak kanë vazhduar të jenë pjesë e ekranit, madje është vetëm Adelina Berisha që vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore.

Këngëtari i hitit “Ylli i vogël lart në qiell” provoi këngën si i rritur ashtu si Yllka Rexha por që e përfunduan me vetëm nga një këngë.

Yllka është mësimdhënëse në “British School of Kosova”.

Edita Sopjani ka vazhduar për një kohë të gjatë të sjell projekte të reja muzikore ndërsa ka ndërprerë ato duke iu përkushtuar televizionit si prezantuese në Radio Televizionin e Kosovës.

Adea Pula megjithëse jo aktive në skenën muzikore, me format e saj  vazhdimisht ka qenë pjesë e medias rozë, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të nis karrierën muzikore si e rritur.

Berta dhe Astrit Ismaili janë shkëputur si duket përgjithmonë nga muzika. Gjersa Astriti i është përkushtuar një fushe tjetër të artit dhe është përfolur disa herë për performancat e tij eksplicite dhe provokuese, për motrën e tij Blertën flitet vetëm si e dashura e këngëtarit Shpat Deda.

Ema Smajli, Viona Kelmendi dhe Feime Salihu pas ndërprerjes nuk kanë tentuar edhe njëherë të jenë pjesë e estradës si të rritura ndërsa vazhdojnë të qëndrojnë larg syrit të publikut me aktivitetet e tyre jashtë fushës së artit. /GazetaExpress/.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 17 Gusht 2017 16:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera