Kthehu lart

Ku janë sot aktorët e t`90-ve

Ku janë sot aktorët e t`90-ve GazetaExpress

Kanë kaluar shumë vite, dhe shumë prej tyre më nuk i shohim në ekranet televizive ose kanë qenë shumë pak të pranishëm nëpër filma dhe seriale vendore që nga periudha e pas luftës.

Filmi “Qendresa”, “Një Pallto për Babain tim në Burg” “Burgu i Mërgimit” “Mësuesi” “Dashuria në Bjeshkët e Nemuna” kanë qenë më të shikuarat në vitet e 90-ta, ose më mirë të themi ata lanë gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë e Kosovës. Këta filma tregonin peripecitë që po i kalonte populli i Kosovës.

Flutura Zeneli - Qëndresa

Flutura Zeneli do të mbahet mend gjithmonë për filmin televiziv tri episodesh me emrin “Qëndresa” me regji të Adem Mikullovcit.  Flutura që i dha jetë personazhit të Qendresës, një vajze shqiptare, e cila në episodin e parë humb të vëllanë në ushtri, e më vonë edhe disa anëtarë të tjerë të familjes. Si krye personazh paraqitet roli i një femre të fortë që nuk do i dorëzohet lehtë sfidave të jetës. Flutura kishte pasur edhe një rol të rëndësishëm në pjesën e dytë të filmit “Burgu i Mërgimit”.

Fluturën më nuk e kemi parë në ndonjë rol në Kosovë që nga ai i Mimozës tek “Tre Gjermanët e Trashë”.

Ajo tanimë jeton në Paris të Francës, dhe punon në profesionin e saj si aktore. Së fundi kjo aktore ka bërë të ditur se është në një lidhje.


Jehon Gorani - Petriti

Jehon Gorani ishte pothuajse në të gjithë filma e lartcekur. Ai është një ikonë e filmave të viteve te 90-ta në Kosovë. Gorani ka luajtur në Burgun e Mërgimit në rolin e Petritit, një djal të shkathët e i pasionuar pas mjekësisë  të cilit i është dashur të e lëshojë Kosovën për shkak të organizimit të protestave studentore. Ai për 21 vite kishte menduar që babai i tij kishte vdekur në tentim për të ikur nga burgu. Përveç në “Burgun e Mërgimit”, Jehoni kishte luajtur edhe rolin e Afrimit në filmin “Qëndresa” në filmin “Mësuesi” si dhe në filmin “Një Pallto për Babain tim në Burg”.

 Aktori në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës i është dashur të ikë si refugjatë në Belgjikë, vend që jeton edhe sot.  Jehon Gorani në një intervistë të tijën për mediat kosovare kishte thënë që në fillim ka punuar si kamarier dhe kuzhinier për të mbijetuar në Belgjikë. Tani ka një karrierë të suksesshme të aktrimit në Evropë. Ai është i martuar me gazetaren e njohur Gjeraqina Tuhina dhe kanë dy vajza.

Fatime Bunjaku

Fatime Bunjaku është po ashtu aktore e viteve të 90-ta atë nuk e kemi parë qe shumë vite në asnjë film.

Mbajmë mend aktrimin e saj në tre pjesët e filmit “Qëndresa” si edhe pas luftës në serialin televiziv “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”. Nuk dihet shumë për jetën e aktorës.

Nimon Muçaj

Aktori Nimon Muçaj të gjithëve ju kujtohet nga roli i tij të Azemit në filmin “Burgu i Mërgimit” Ky aktor nuk është parë një kohë të gjatë në asnjë rol filmik, deri pak kohe në “Dashuria e Bjeshkëve të Nemura 2”.

Ai është bërë gjysh, dhe po e shijon kohën e tij në pension.


Nexhmije Meha

Nexhmije Meha është aktore e viteve të 90-ta që u bë shumë e njohur në rolin e saj në “Burgun e Mërgimit”

Ajo punon në Baletin Kombëtar të Kosovës. Ajo ka studiuar për Balet përmes Institutit Goethe në Berlin të Gjermanisë.

Ajo së fundi është parë edhe në një serial vendor me emrin “Qyteti pa Lum”. Ndërsa është edhe profesoreshë e baletit, dhe i mëson gjeneratat e reja atë që ajo e ka fituar përmes përvojës dhe studimeve.

/GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 23 Qershor 2018 16:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera