Kthehu lart

Koncertin në nder të Adelës do e moderojë kjo prezantuese e njohur

Koncertin në nder të Adelës do e moderojë kjo prezantuese e njohur GazetaExpress

Pak ditë më parë gazetari Eraldo Rexho publikoi nismën “Në vend të Adelës” e cila do të fillojë me një koncert të organizuar në 12 nëntor në ARTurbina.

Më herët ai u shpreh se kësaj nisme i janë bashkuar shumë artistë të njohur dhe gjatë ditës së sotme publikoi emrat që do të jenë pjesë. 

Gjithashtu drejtimin e këtij koncerti do ta ketë moderatorja e njohur Arbana Osmani. 

Paratë e mbledhura nga shitja e biletave do të konvertohen në një bursë studimi 3-vjeçarja për një vajzë nga qyteti i Kavajës, e cila nuk ka mundësi ekonomike të vazhdojë studimet e larta universitare./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 09 Nentor 2018 18:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera