Kthehu lart

Këngëtari i famshëm meksikan Luis Miguel flet për zhdukjen e nënës së tij

Këngëtari i famshëm meksikan Luis Miguel flet për zhdukjen e nënës së tij GazetaExpress

Është një prej mistereve më të mëdha. Ai shumë rrallë ka folur për nënën e tij si dhe zhdukjen e saj. Por, tani, ka hapur zemrën e tij dhe dhimbjen e tij.

Para syve të tjerëve, Luis Miguel i ka të gjitha. Por nëse ka diçka që tregon Netlix që është në përgaditje të një serie episodësh për jetën e tij, është çështja e nënës së tij të zhdukur që nga viti 1986, pasi është zhdukur në mënyrë shumë misterioze. Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me Marcela Basteri, transmeton Gazeta Express.

Ai i ka ikur gjithmonë pyetjeve për jetën e tij personale, pak ose fare ka folur për këtë anë. Por kohë më parë, në një bisedë me një gazetar, Luis Miguel afër moshës 30 vjeçare ka befasuar kur ka thënë se dëshira e tij për Krishtlindje është “Të e shoh përsëri nënën time” ka thënë ai i emocionuar. Ai po ashtu ka thënë se “kjo do të ishte dhurata e jetës së tij”.

Edhe pas shumë kërkimesh (kur para disa muajsh po thuhej se ajo po lypte rrugëve të Buenos Aires), ai kurrë nuk është takuar më me të.

Ai ka thënë se kjo është një prej gjërave që më së shumti i dhëmbin në jetë.

Ai ka thënë se “Një nënë është gjithmonë një nënë, sidomos për ata që nuk e kemi në jetën tonë prezencën e saj, e as dashurinë. Për këtë arsye i japim më shumë vlerë” ai ka thënë në një rast tjetër. “Nëse e gjej nënën time, do të i ndihmonte shumë mendjes time dhe personalitetit tim”.

Nëna e Luis Miguel është parë për herë të fundit në vitin 1985 në publik, kur Luis Miguel do i këndonte asaj “Marcela”.

Ata kishin udhëtuar në Spanjë, dhe ajo do të takohet me burrin e saj Luisito Rey. Dhe pastaj i kishtë thënë një tezes së saj që do të udhëtonte për në Kili të e shihte djalin e saj të madh, që në atë kohë i kishte 16 vjeç.

Familja thotë se deri më sot nuk dihet asgjë për nënën e tyre. Ata thonë se Luisito Rey e ka marrë me vete në varr të vërteten për fatin e Marcelës./GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 22 Qershor 2018 14:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera