Kthehu lart

Këngët e Unikkatil përdoren në filmin amerikan

Këngët e Unikkatil përdoren në filmin amerikan GazetaExpress

Reperi i njohur shqiptar ka kontribuar me shtatë këngë në filmin ‘Albanian Gangster’.

Shumë shpejtë pritet të dalë filmi me produksion ndërkombëtarë që bën fjalë për jetën e shqiptarëve që kanë shkuar në Amerikë dhe kanë filluar një jetë atje.

Regjisori Mathew A. Brown dhe aktori John Rezaj kanë qenë të ftuar në emisionin ‘SevenBizz’ për të treguar rreth filmit.

Ndër të tjera, ata zbulojnë se filmi do të jetë i shoqëruar me këngë të reperëve të njohur shqiptar, si Unikkatil e Ledri Vula, përcjell Gazeta Express.

Kështu, muzika e tyre, sidomos e Unikkatil i cili ka shtatë këngë në film, do të dëgjohet nëpër kinema botërore kur filmi të ketë premierën. 

Për më shumë rreth showbizzit vendor, ndiqni ‘SevenBizz’ në Instagram.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 16 Tetor 2018 12:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera