Kthehu lart

“Janë momente që ufff”, Alban Dudushi tregon si reagoi kur vajza i tha se e ngacmonte një djalë

“Janë momente që ufff”, Alban Dudushi tregon si reagoi kur vajza i tha se e ngacmonte një djalë GazetaExpress

Moderatori Alban Dudushi gjatë një interviste në emisionin "Thumb" ka folur edhe për jetën e tij private.

Dudushi ka folur edhe për raportin, që ka me të bijën, Joelle. Ai është pyetur nga dy moderatoret e këtij emisioni nëse vajza e tij i kishte rrëfyer ndonjë ngacmim që i është bërë nga djemtë.

Moderatori i është përgjigjur kështu:

Ka qenë njëherë, më ka thënë për një çun që e ngacmonte dhe i kam thënë do ma tregosh kush është ai djali se do e takoj unë atë. Dhe i mbushi mendjen tim vëllai që i thuaj babit të mos shkoj se më vjen turp pastaj mua. Por ai nuk e ngacmoi më dhe natyrisht këto janë momente që ufff."

Më tej Albania ka treguar se ai flet për të gjitha gjërat me vajzën e tij.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 11 Shkurt 2019 07:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera