Kthehu lart

Isa Mustafa përkujton Enver Malokun

Isa Mustafa përkujton Enver Malokun GazetaExpress

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përkujton Enver Malokun, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

“Enver Maloku, bashkëpunëtor i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe shef i QIK-ut gjatë viteve të 90-ta, kishte punuar për të afirmuar vlerat demokratike të vendit tonë, për të njoftuar vendin dhe botën mbi veprimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë në kohërat më të vështira kur Kosova ishte në një terr informativ”.

“Enveri tërë jetën i kushtoi lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës, me një përkushtim e vendosmëri të pafund. Zbardhja e vrasjes së Enverit është detyrim jo vetëm ndaj tij dhe familjes së tij ose ndaj LDK-së, por është një obligim ligjor, shtetëror e moral ndaj shtetndërtimit të një Kosove ku mbizotëron drejtësia, rendi dhe ligji”.

“Enver Maloku është vrarë në pasditen e 11 janarit të vitit 1999, pak metra prej banesës së tij në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë. Vrasësit e tij kurrë nuk janë arrestuar dhe vënë para drejtësisë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e kësaj partie drejtuar mediave.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 11 Janar 2019 08:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera