Kthehu lart

Grupi “West Side Family” surprizon fansat e tyre të vegjël

Grupi “West Side Family” surprizon fansat e tyre të vegjël GazetaExpress

Grupi i dashur nga të rinjtë dhe jo vetëm “West Side Family” çeli puntatën e natës së sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”. 

”West Side Family“ ishin ftuar këtë të shtunë nga moderatorja Arbana Osmani për të surprizuar gjashtë fëmijë të cilët i pëlqenin ata.

Rikthimi i grupit në tregun muzikor është shoqëruar me disa hite, një prej të cilave është kënga “Komshija”, që pëlqehet shumë edhe nga fëmijët. Për të takuar grupin, ata duhet të kalonin disa prova. Prova e parë ishte që fëmijët të këndonin këngën “Komshija”, të cilën e kaluan me sukses.

Dy provat e tjera ishin përzgjedhur nga Landi dhe Miri dhe lidheshin me pasionet e tyre, ku njëra kishte të bënte me aktivitetin fizik (bërjen e disa pompave) ndërsa tjetra me ushqimin (konsumimin e një krepi me çokollatë). Landi tha se e kishte zgjedhur këtë provë për t’u dhënë fëmijëve mesazhin, që duhet të merren me aktivitet fizik për të pasur një jetë më të shëndetshme.

Prova e fundit ishte zgjedhur nga prindërit ku fëmijët duhet të palosnin disa rroba. Pavarësisht se u tha që vetëm fituesi do të takonte grupin, Arbana u dha mundësinë të gjashtë fëmijët që të takonin djemtë e grupit.



    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Janar 2019 22:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera