Kthehu lart

Foshnja u gjet në kazanin e plehrave, këngëtarja shqiptare tregon çfarë bëri kur e mësoi

Foshnja u gjet në kazanin e plehrave, këngëtarja shqiptare tregon çfarë bëri kur e mësoi GazetaExpress

Artistë të ndryshëm të showbizit shqiptar bëjnë bamirësi herë të dukshme në sytë e publikut, e herë që t’i dinë vetëm ata.

E ftuar në emisionin “Why Not” këngëtarja Silva Gunbardhi është pyetur rreth rasteve që ajo ka bërë bamirësi pasi vet nuk i ka bërë publike.

Ajo tregoi dy raste që kishin të bënin me foshnja të braktisura, të cilave këngëtarja ishte përpjekur t’u vinte në ndihmë.  

“Djali im lindi në muajin e tetë dhe për këtë arsye, u detyruan mjekët ta mbanin në reanimacion sepse duhet ta mbanin në vëzhgim derisa ti zhvilloheshin tamam mushkëritë. Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin braktisur prindërit. Gjithmonë Dalvit, ia vendosja qumështin te koka që nëse nuk isha unë aty, t'ia jepte infermierja. Një ditë nuk isha aty dhe më thotë infermierja me gjysmë zëri: "Silva, ta marr pak këtë qumështin e djalit tënd sepse nuk na ka ardhur ende furnizimi në spital." Unë i thashë, të lutem merre komplet kutinë dhe dërgova Dafin ti blejë pampers, rroba, qumësht, i bleva dhe dy lodra.

Rasti i dytë ishte fëmija që hodhën tek kazani i plehrave, një vajzë që mbijetoi. E gjetën ata që hapën kazanët. Sapo mora vesh për atë vajzë, shkova direkt tek reanimacioni dhe asaj i bleva cdo gjë të nevojshme për një beb,”-përfundon e prekur këngëtarja e hitit “Të ka lali shpirt”./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 21 Janar 2019 12:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera