Kthehu lart

Fiton deri në 400 euro nata, 22-vjeçarja tregon si është të punosh striptiste në Tiranë

Fiton deri në 400 euro nata, 22-vjeçarja tregon si është të punosh striptiste në Tiranë GazetaExpress

Një 22-vjeçare ka rrëfyer në emisionin “Exclusive” se si është të punosh striptiste në Tiranë.

Vajza e quajtur Sara ka treguar se në një natë ka fitur deri në 400 euro, ndërkohë në muaj vlera ka shkuar deri në 4000 euro. Ajo tregon se paratë e fituara, dëshiron t’i investoj në një biznes shërbimi.

Po ashtu e reja tregon se familja e saj e di se çfarë pune bën ajo dhe se ka filluar të punojë si striptiste që në moshën 20 vjeçare.

Më tej ajo tregon:

Në fillim kisha ate ndrojtjen se ku po punoj, por dhe per faktin qe jam natyre pa shume komplekse e kalova lehtë këtë moment. Gjatë punës si kamariere shikoja në tërësi sesi funksionojnë gjerat, se çfarë ndodh brenda një “Night Clubi”. Dhe shikoja qe nuk ndodhte asgjë e keqe, përveçse vajza të bukura shoqëronin klientët në tavolina ndërsa ata pinin një pije. Edhe gjate kohës që isha kamariere, shume klientë kërkonin që të isha unë ajo që do i shoqëroja në tavolina, nga këtu me lindi ideja përse te mos e provoja edhe unë të isha si një nga vajzat që e bënin këtë gjë çdo natë.
Ndërsa për klientët që nuk i pëlqejnë ajo shprehet kështu:

Janë ata që të ofrojnë para duke të të ngatërruar me një punonjëse seksi, ndërkohë që je vetëm për shoqëri apo për për të bërë show.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Shkurt 2019 07:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera