Kthehu lart

Festë në familjen Hoxha, Lori zgjedh tortën speciale për Sarën

Festë në familjen Hoxha, Lori zgjedh tortën speciale për Sarën GazetaExpress

Në familjen Hoxha sot ka festë!

Dhe siç është kthyer tashmë në një traditë, jo vetëm tek të famshmit shqiptarë, por edhe tek njerëzit e zakonshëm, pritja e ditëlindjes bëhet që në orën 12 të mbrëmjes për të trokitur gotat, për të fryrë qirinjtë e tortës e për të festuar me plot surpriza interesante.


Kështu, trashëgimtarja e pasur e Top Channel, njëherësh edhe mami i Londonit, Sara feston sot 23 vjetorin e lindjes. Sigurisht, që për familjen e tyre kjo është një ngjarje dhe nuk mund të kalonte thjesht. Ka qenë e motra, Lori Hoxha, e cila tregohet gjithmonë e kujdesshme në të tilla raste, për t'ja bërë të paharrueshme ditët speciale çdo pjesëtari të familjes së saj, duke u marrë me detajet, surprizat, tortën, etj.

E të gjithë sytë në fakt na mbetën tek torta speciale që Lori kishte zgjedhur për 23 vjetorin e të motrës. Ajo është frymëzuar nga seriali i famshëm në gjithë botën "Friends", ndërsa në të është realizuar një kolltuk dhe një filxhan kafeje. E bashkë me momentin e fryrjes së qirinjve nga ana e Sarës, Lori nuk mund të mungonte me urimin e saj të ndjerë për ditëlindjen e së motrës. "Gëzuar ditëlindjen partnerja ime e jetës, jam njeriu më me fat në botë që të kam”, shkruan ajo në videon e postuar në Instagram.


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 18 Janar 2019 10:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera