Kthehu lart

Era i thotë Diplos të ndahet nga e dashura

Era i thotë Diplos të ndahet nga e dashura GazetaExpress

Këngëtarja e hitit ‘Bon Bon’ Era istrefi, ka kohë që është zhvendosur përtej oqeanit Atlantik, në SHBA ku po zhvillon karrierën e saj si këngëtare

Teksa punon për këngët e saj, ajo ndan momente ku din të na befasojë me dukjen tejet seksi, e konvertuar në një biondinë ajo është bërë nostalgjike, , transmeton Gazeta Metro.

Era ditën djeshme ka postuar një foto me një mesazh në diçiturë, që duket se i drejtohet një djali.

“Lëre të dashurën tënde, se jam e mërzitur”, shkruan Era, duke lënë të kuptohet se ia ndjen nevojën dikujt që nuk e ka pranë.

E sigurisht që nuk mund të mungonin provokimet e Dj me famë botërore, Diplo. Fillimisht e ka ngacmuar për pipëzat plastike që Era po përdorte për pijen e saj, dhe këngëtarja shqiptare nuk ka qëndruar duarkryq por i ka kthyer përgjigje menjëherë:

“Duhet të ndalosh së përdoruri pipëza plastike”, i shkruan ai ndërsa Era ia kthen: “Çfarë të keqe kanë pipëzat plastike? Nuk dua të prish buzëkuqin”.

Më pas Diplo e ka propozuar në sy të të gjithëve, duke i thënë se do të dicorcohet për të.

“Do të jap divorcin për ty”.

Era nuk i ka kthyer përgjigje këtij komenti, por fansat e saj nuk e kanë pritur mirë aspak. Disa prej tyre i kujtojnë Diplo-s së është i moshuar për këngëtaren dhe baba, mirëpo ai nuk është i martuar kështu që me siguro do vazhdojë të flirtojë me Erën.

Mos të harrojmë pa përmendur faktin që fansat para disa muajsh ishin të bindur që Diplo është i dashuri i Era Istrefit dhe të gjitha këto aludime nisën pasi ata shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe “ngacmoheshin” në Instagram.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Shkurt 2019 21:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera