Kthehu lart

Eminem performon nga maja një prej ndërtesave më të larta në Amerikë

Eminem performon nga maja një prej ndërtesave më të larta në Amerikë GazetaExpress

Eminem ka kaluar edhe një herë limitet.

Reperi i suksesshëm ka perfomruar këngën e tij më të re ‘Venom’, nga filmi me po të njëjtin titull.

Eminem dhe emisioni shumë i shikuar ‘Jimmy Kimmel Live’ këtë herë kanë përgatitur një performancë aspak të zakonshme, përcjell Gazeta Express.

Reperi ka kënduar nga maja e ndërtesës ‘Empire State Building’, që është një nga ndërtesat më të larta në New Your dhe në Shtetet e Bashkuara në përgjithësi.

Kjo performacë ka marrë shumë vëmendje nga kalimtarët të cilët kalonin poshtë rrugës dhe janë ndalur për të parë se çfarë po ndodh./Gazeta Express 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 16 Tetor 2018 13:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera