Kthehu lart

Elton Deda në krye të festivalit të RTSH-së

Elton Deda në krye të festivalit të RTSH-së GazetaExpress

Njëri prej këngëtarëve më të njohur në Shqipëri, kantautori Elton Deda, pritet që sivjet të jetë drejtor i Festivalit të RTSH-së, kënga e të cilit festival përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

Elton Deda pritet që të jetë i pari i Festivalit të RSH për këtë vvit.

Këtë ai e ka konfirmuar me një status në Facebook.

Kështu ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar.

“Të dashur miq e kolege! Dua tju njoftoj se sivjet unë do të jem Drejtor artistik i Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar! Sinqerisht e kam marrë si një sfidë dhe angazhim të madh profesional dhe sëbashku me kontributin dhe mbështetjen tuaj do mundohem të jap maksimumin për të bërë një festival model dhe pa preferenca miqsh. Nuk kam qene dhe nuk do jem kurre vegel e asnje nderhyrjeje apo miklimi monetar e shoqeror, përveçse skllavi i përjetshëm i muzikes se mire e te ndershme.

Sinqerisht,

Ton Deda”.

/Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 26 Gusht 2015 16:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera