Kthehu lart

Edhe pse fitoi, Dua Lipa kritikon Grammyn për vitin e kaluar

Edhe pse fitoi, Dua Lipa kritikon Grammyn për vitin e kaluar GazetaExpress

Dua Lipa ka thënë se këtë vit “ka pasur më shumë femra për Grammy”, por e ka kritikuar këtë event për vitin e kaluar ku kishte më pak fitues...derisa ajo ka festuar dy çmimet bashkë me familjen e saj

Dua Lipa u sigurua gjatë fjalimit të saj të dielën në Grammy  për të kritikuar ata, derisa ajo e pranonte çmimin si “Artistja më e mirë për vitin 2019”.

Këngëtarja kosovare-e cila po ashtu fitoj edhe për “Best Dance Recording” – ka folur për mungesën e fituesve dhe të nominuareve femra vitin e kaluar, duke thënë se këtë vit “ka një rritje të tyre”, pasi që presidenti i “Recording Academy Neil Portnow, bëri të pamundurën nga ana e tij që të këtë më shumë femra këtë vit se në vitin 2018.

“Ku dua të filloj është se dëshiroj të them se jam nderuar shumë që jam nominuar krah shumë femrave artiste të jashtëzakonshme këtë vit. Mendoj se këtë vit me të vërtetë jemi shumë”, ka thënë Dua, transmeton GazetaExpress.

Këngëtarja e hitit “New Rules”, ia ka dedikuar suksesin e saj fansave që i ndihmuan që ta realizojë një ëndërr.

“Dua të ju them faleminderit shumë fansave të mijë, të cilët bën të mundur ta sjell versionin më të mirë të vetes. Ju dua shumë”, ka thënë ajo e emocionuar.

Këngëtarja ka përshëndetur edhe familjen e saj, të cilët po ashtu e përcollën këtë ceremoni.

“Kam edhe një gjë që dua ta them më të vërtetë. Për ata që ende nuk e kanë kuptuar sa special janë, ata që kanë një tregim tjetër, një fushë tjetër, një emër që i nderon rrënjët e tyre sepse ata duan që të jenë normale, pavarësisht në ferrin që mund të jenë, vetëm për ta bërë me dije se nuk ka rëndësi nga jeni apo cili është profesioni i juaj apo ajo çfarë besoni, mos lejoni që dikush të ua ndaloj ëndrrat!”, ka thënë ajo gjatë fjalimit të saj,  duke u përpjekur që të luftojë kështu ata që dëshirojnë të luftojnë kundër muzikës.

“Sepse ju e meritoni dhe unë jam dëshmia se mund të bëni atë që ju sillet në mendje, edhe pse duhet punë e madhe, unë kam besuar dhe besoj shumë në ju. Faleminderit shumë”.

Këngëtarja kosovare e lindur në Londër priste me nervoz në prapaskenë para se të bënte një paraqitje të mahnitshme në St Vincent.

Dua është paraqitur në skenë me veshje të zeza dhe të bardh të kombinuar me shirita të artë.

Pasi ka pranuar çmimin e saj, Dua ka pasur mundësi që të takohet me Portnow, të cilin ajo do ta kritikonte gjatë fjalimit të saj.

Dua ishte në garë për Artisten e Re më të mirë me Chloe X Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R., Margo Price, Bebe Rexha dhe Jorja Smith.

Më herët, në të njëjtën mbrëmje, ajo kishte fituar edhe çmimin për “Best Dance Recording for Electricity”.

Para se ajo të merrte çmimin për Best New Artist, Dua ka përformuar një duet të mahnitshëm me këngëtarin dhe kitaristen Annie Clark, në St Vincent.

Kitarisja është paraqitur në skenë e tëra e veshur me të zeza derisa ka qenë e shoqëruar edhe me një kitarë të zezë. Ajo ka kënduar njërën prej këngëve të saj Masseduction, e cila më vonë kishte marrë çmimin si “Kënga më e mirë rok” në mbrëmje.

Dua doli nga hija e saj e zezë me një fustan bardh dhe zi, e cila dukej njëjtë si heroina me kitare me kitare të zezë.

Dyshja kanë bërë një version të shkurtër për këngën “Respect” te Aretha Franklin, para se fituesja të këndojë këngën e saj “One Kiss”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 11 Shkurt 2019 19:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera