Kthehu lart

E dashura sekrete e reperit të ndjerë publikon mesazhet në një postim prekës

E dashura sekrete e reperit të ndjerë publikon mesazhet në një postim prekës GazetaExpress

Mac Miller ka ndërruar jetë nga mbidoza e drogës në mbrëmjen e të premtes.

E derisa të gjithë e dinë historinë e tij të dashurisë me këngëtaren Ariana Grande, ai pas ndarjes ka filluar lidhjen me një modele 22 vjeçare.

Ajo tani është zbuluar derisa ka bërë një postim shumë prekës në Instagram, përcjell Gazeta Express.

Në këtë postim shihet një fotografi ku Mac i ka vënë torën tek këmbët, një video ku ai luan në piano dhe një mesazh me një bisedë mes tyre, ku shprehin pëlqimin ndaj njëri tjetrit.

E megjithëse ai thotë se nuk e ka ndërmend të shkojë askund dhe do të qëndrojë me të, ata nuk e kanë shijuar edhe për shumë kohë lidhjen e tyre.

Vajza me emrin Julia Kelly, mes të tjerash në përshkrimin e postimit ka shkruar: “Zemra po më dhemb. Jam e shkatërruar. Sot kam humbur një nga njerëzit më të mrekullueshëm që kanë hyrë në jetën time. Malcom, do të jepja gjithçka që të kem përsëri”./Gazeta Express 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Shtator 2018 15:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera