Kthehu lart

Dua Lipa tregon rregullat e reja të saj për vitin 2019

Dua Lipa tregon rregullat e reja të saj për vitin 2019 GazetaExpress

Këto janë 'rregullat e reja' të Duas për këtë vit.

Ajo është bërë e famshme në botë me këngën e saj me titullin 'New Rules' dhe me tekstin në të cilin e kanë gjetur veten shumë njerëz.

Aty Dua tregon për disa rregulla të cilave duhet t'i përmbahen të gjithë nëse duan ta harrojnë një ish-të dashur, për të cilat edhe vetë këngëtarja ka pasur nevojë në atë kohë, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, tani ajo është ri-bashkuar me dashurinë e saj dhe të vetmin rregull të ri që Dua do ta ndjekë në vitin 2019 është të punojë intenzivisht për të përfunduar albumin e saj të dytë.

Këtë e ka thënë për Rolling Stones vetë artistja: "Të punoj shumë për të nxjerrë albumin tim të ri. Këto janë rregullat e vetme që do të mundohem t’i jetësoj. Do të jem vetëm në studio për të siguruar që të kthehem me disa gjëra zbavitëse për të gjithë”.

Dua gjithashtu është e nominuar për dy çmime Grammy këtë vit./Gazeta Express/ Dua Lipa - New Rules (Official Music Video)

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 18 Janar 2019 10:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera